Dje banorët e Big Brother Vip zgjodhën Qeverinë e tyre dhe Luiz me votim të fshehtë u zgjodh kryeministër.
Para banorëve ai u betua se e shpalli shtëpinë e Big Brother Vip të pavarur dhe demokratike. Por këto fjalë i kemi dëgjuar diku..
Në fakt janë fjalët që ka përdorur ish-presidenti Hashim Thaçi kur e shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik. Luizi tha se në ato momente më kanë ardhur në mendje këto fjalë, duke kujtuar emocionet e vitit 2008.
“Unë thashë aty përmes kësaj deklarate e shpall Big Brother të pavarur dhe demokratik, edhe Hashim Thaçi ka thënë që përmes kësaj deklarate e shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik, ishte emocionale… Prandaj e thashë. Hashimi doli . aty kamera ishte vetëm në njërën anë… Prishtina ishte e bllokuar atë ditë”, i thotë Luizi Nitës i habitur se sa mirë e mban mend.