Në lagjen “Kadri Qystri” të qytetit të Lushnjes, ka ndodhur një rrëshqitje dheu poshtë urës gjë që ka sjellë dhe shembjen e saj.
Kjo rrugë, prej dy ditësh është bërë e pakalueshme pasi ura është shembur në të gjithë gjatësinë e saj.
Mësohet se shkak për shembjen e saj është bërë gërryerja nga një përrua i cili kalon përmes kësaj lagjeje.
Por përveç përroit shkaktar tjetër për shembjen e saj është bërë kalbja e hekurave të vendosur nëntokë, si dhe amortizimi i rrjetit të ujërave të zeza e të bardha.
Ndërkohë Bashkia e Lushnjes ka nisur dhe ndërhyrjen për riparimin e saj.
Gjithashtu rrezik nga gërryerja e përroit ka dhe godina e Hipotekës së Lushnjes.
Prej kohësh në oborrin e Hipotekës, ishte hapur një gropë e madhe e cila vazhdimisht zmadhohej si pasojë e gërryerjes.
Ndërsa për banorët, problem serioz është era e rëndë që mban përroi, pasi në të kalojnë ujërat e zeza duke shkaktuar ndotje të madhe.