Majko tregon kush është zyrtarja më e “urryer” e ministrave. Sula: 12 mijë të punësuar në shtet para zgedhjeve të 2021

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Diskutimi i projek rezolutës së DAP-it për vitin 2021 ka shkaktuar debate në Komisionin e Ligjeve mes deputetëve të shumicës dhe opozitës.

Deputeti demokrat, Dashnor Sula tha në 2021 që ishte vit zgjedhor janë punësuar 12 mijë persona më shumë në administratën publike. Ai kërkoi që të ngrihet një grup pune për të parë nëse këto punësime kanë lidhje me zgjedhjet.

Nga ana tjetër, ish kryeministri Pandeli Majko u shpreh se DAP-I nuk është përgjegjës për rritjen e punësimeve. Sipas tij drejtuesja e DAP është personi që ministrat e “urrejnë” më shumë për shkak se është avokat i marrjes së aplikantëve në punë.

Debati në Komision

Dashnor Sula: Të ngrihet një grup pune për të analizuar arsyet e rritjes së numrit të punonjësve të administratës publike. Nga 173 mijë që kemi pasur në 2020 në 185 mijë në 2021, që do të thotë 12 mijë punonjës të shtuar. Të shikohet nëse kjo rritje lidhet me zgjedhjet e vitit 2021. Grupi i punës duhet të hetojë në lidhje me patronazhistët që u evidentua në zgjedhjet e 2021. Grupi i punës nëse do të hedhë poshtë vërejtjet tona, keni të drejtë ju.

Pandeli Majko: Unë i vlerësoj propozimet e kolegëve dhe mund të orientohen deri në një diskutim të përbashkët në seancë. DAP nuk mund të konsiderohet përgjegjës për rritjen e numrit të punonjësve, është komplet nonsense. Nuk mund ti thuhet DAP-it pse të rinjtë ekselentë largohen jashtë shtetit dhe të reflektojë për këtë situatë. Shikoni pak edhe raportin që ka DAP me administratën, është një njësi përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit. ju doni që DAP-it ti jepni disa të drejta që e kthejnë atë në strukturë politike.  DAP nuk prodhon politikë. Meqenëse unë kam pak informacion dhe njohje, drejtuesja e DAP, Albana është personi “urrehet” më shumë nga drejtuesit e ministrive sepse është një rojtar apo avokat i marrjes në punë të njerëzve. Këtë këndvështrim duhet të shohim në trajtimin e projektrezolutës.

Enkelejd Alibeaj: Fjalët e parafolësit duhen analizuar, për shkak të pozicioneve që ai ka pasur apo edhe eksperiencës në fund të fundit. Nuk është garanci a e urrejnë apo nuk e urrejnë Albanën që çështja e nëpunësve civilë në këtë vend shkon apo jo mirë. Nëse e shohim kështu, më mirë ta mbyllim këtë Parlament. Do bëjmë ne politikë? Cfarë bëjmë ne këtu, politikë bëjmë? A është kjo punë që bëjmë ne bazuar te ligji dhe problemet reale që ka punësimi në shërbimin civil, këtu po.

Zjarr Tv Ad