“Majlinda Bregu duhet të vendoset në krye të PD, është zgjidhja e vetme”

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Martin Leka thotë se zgjidhja e vetme për bashkimin e PD është që ky bashkim të bëhet përmes frymës, jo në mënyrë mekanike.

Leka e cilësoi të gabuar konceptin e shumë eksponentëve rreth Berishës që thonë se nuk ka alternativë tjetër veç tij për në krye të PD.

Sipas Lekës, një alternativë e shkëlqyer të për drejtuar PD do të ishte Majlinda Bregu.

“Ajo që thonë shumë eksponentë të PD se nuk ka tjetër veç tij e kanë gabim. Ka eksponentë PD-ja, Majlinda Bregu do ishte një kryetare fantastike e PD, për të cilën nesër do votoja unë.

Është një eksponent i PD, një e re me vizion, gjërat i ka thënë me kohë. Nëse bashkohen rreth saj do jetë një alternativë shumë serioze”, tha Leka.

Zjarr Tv Ad