Mal Berisha: ‘Lot krokodili’ në Bruksel nga njeriu që i kushtoi Shqipërisë vonesën 10-vjeçare

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Diplomati Mal Berisha komentoi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Mal Berisha deklaroi se Rama i cili në Bruksel dhe duket shumë i emocionuar, është muri i parë pengues i integrimit të Shqipërisë në BE.

Sipas tij, Rama ka investuar në shkatërrimin e opozitës në kohën kur drejtohej nga Lulzim Basha, ndërsa shtoi se Rama qau në Bruksel me lot krokodili për një vonesë 10-vjeçare që i bëri Shqipërisë.

“Ky që na duket i emocionuar është barriera e parë, pengesa e parë, muri i parë pengues i integrimit të Shqipërisë në BE.

Kur një kryeministër i një shteti që supozohet të jetë vend demokratik arrin t’i thotë atyre që vendosën sot hapjen e negociatave, se nuk kam opozitë në vendin tim, në fakt, për të mos pasur opozitë, ai që ka kontribuuar për të shkatërruar opozitën është ai që përlotej sot në Bruksel, qante me lot krokodili ndaj një vonese 10-vjeçare që i ka bërë Shqipërisë.”-tha Berisha.

Zjarr Tv Ad