Maliqi: Berisha do largohet si triumfator nga politika

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Lefter Maliqi u shpreh në një emision televiziv të martën se ka bindjen që Sali Berisha do të largohet nga politika si fitimtar.

“Unë kam një besim të patundur me aq sa i njoh të tre politikanët, edhe Ramën edhe Metën edhe Berishën. Po ndalem te Berisha. Berisha do të largohet nga politika si fitimtar kësaj radhe”, theksoi Maliqi.

“U rikthye, nuk donte të rikthehej, kam pasur një bisedë kohët e fundit. Por, historia, kërkesat, madje shumë demokratë kanë dashur që ai të rikthehej që në 2017. Nuk pranonte të rikthehej dhe unë po ju them vetëm kaq: Po ta shikoni Ramën, edhe në kongres thotë: Ça po bën drejtësia, pse s’po merret me Berishën, pse s’po merret me Metën. Pse e thotë këtë? Sepse lindi opozita”, shtoi ai.

Sipas Maliqit, opozita do të mundë mazhorancën në zgjedhjet e ardhshme lokale si dhe do të mundë Ramën edhe në zgjedhjet parlamentare.

Ish-deputeti tha se edhe në 2009-ën, PD nuk ka qenë më LSI-në dhe mori 71 mandate, ndërsa 4 LSI, me të njëjtin sistem zgjedhor si tani.

“Në rastin konkret ata janë të dy bashkë dhe Rama e di shumë mirë që LSI ka vota të majta, bashkimi i të dyve këtyre, konsumimi politik, pakënaqësia në popull e çon automatikisht në fitore. Ne po themi rrezikohet bashkia e Tiranës, jo më bashkitë e tjera”, tha Maliqi.

Zjarr Tv Ad