Manja njofton mbylljen e burgut të Zaharisë, ja ku do të transferohen të dënuarit me probleme të shëndetit mendor

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka njoftuar se brenda këtij muaji do të mbyllet burgu i Zaharisë ku vuajnë dënimin të burgosurit që kanë probleme të shëndetit mendor.

Të dënuarit do të transferohen për të vuajtur dënimin në bllokun 4-5 të burgut të Shënkollit. “Brenda muajit mbyllet burgu i Zaharisë, të dënuarit transferohen në burgun e Shënkolli. Të dënuarit e Zaharisë do akomodohen në bllokun 4-5 të burgut të Shënkollit”, tha Manja.

Nuk dihen ende arsyet e marrjes së këtij vendimi, por mendohet se shkak mund të jetë bërë gjendja e amortizuar e ambienteve të këtij burgu. Prej vitesh organizmat ndërkombëtare kanë kritikuar ashpër Shqipërinë për situatën në burg e Zaharisë.

Burgu i Zaharisë në Krujë, ndodhet vetëm 15 kilometra larg Tiranës. Të dënuarit e izoluarit në qelitë e godinës thuajse të rrënuar, janë të sëmurë të shëndetit mendor, para apo tetraplegjikë si dhe të moshuar mbi 65 vjeç. Secili prej tyre bart mbi supe barrën e një krimi të rëndë.

Historitë e gjithsecilit prej tyre janë të trishta. Por, krahas sëmundjeve e dënimit të drejtësisë, këta të dënuar vuajnë edhe izolimin në kushte ekstreme, ku nuk kanë as kushtin më minimal. Jo pak, por 230 të dënuar të izoluar në këtë burg, janë lënë të mëshirë të fatit.

Zjarr Tv Ad