Manjani-Grida Dumës: Bëje një emision me pronarët e Top Channel për lidhjen me inceneratorët

0
323
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u shpreh qartazi në emisionin “Top Story” në Top Channel për çështjen e inceneratorëve, një nga dosjet më të nxehta, tashmë nën hetim nga SPAK.

Manjani i tha drejtueses së emisionit Grida Dumës, se kur të trajtojë këtë çështje, duhet të thërrasë në emision pronarët e Top Channel, pasi sipas tij ata e kanë detyrim që të dalin dhe të sqarojnë opinion publik për thashethemet dhe copat e letrave të shpërndahen lart e poshtë.

Manjani ngriti edhe pyetjen: Pse ka presion ndaj gjykatave?

“Unë kam kuptuar për këtë çështje, nuk jam avokat i asnjërit prej këtyre, por kjo më ka dhënë edhe lirinë e gjykimit në këtë rast. Kam kuptuar që hetimi mbi këtë çështje dhe kjo që nxirrni ju nuk ka lidhje me inceneratorët, por hetimi mbi inceneratorët në tërësi është ende larg të vërtetës. Unë e kam thënë edhe më parë në një emision tjetër që është një pazar i prishur diku, është një alenacë politiko-ekonomike në këtë histori dhe janë një grup të pakënaqur dhe veçanërisht rasti i vendimarrjes së Fierit e ka ndarë këtë gjë. Po të mos kishte ndodhur kjo çarje në atë vendimarrje, nuk do të ishim sot në këtë histori. Por, fakt është që ky grup i pakënaqur ka ngritur gjithë gurgulenë dhe është e drejta e tyre nuk i paragjukoj dhe ka shkuar edhe më tej.

Këtu dua të hap një kllap shumë të madhe, në këtë kllapë futet edhe televizioni juaj. Unë do të jap një këshillë, po të ma dëgjoni. Bëj një emision më pronarët e këtij televizoni, është koha për t’a bërë, për të sqaruar të gjitha insinuatat që lidhin në thashethemin e bulevardit të Tiranës dhe copa letrash që shpërndahen poshtë e përpjetje, lidhjen ose jo të televizoni me inceneratorët, lidhjen ose jo të pronësisë me presionin politiko-ekonomik të njerëzve të përmendur ndaj pronësisë të televizonit. Pse ka presion te gjykatat? Duhet dikush ta sqarojë këtë gjë, ky televizion është televizion modern, por këto gjëra nuk duhet të lihen pa sqaruar. Pronësia e tij televizoni duhet ta sqarojë këtë gjë se ia kanë borxh publikut”, u shpreh Manjani.

Pas deklaratës të dhënë nga ish-ministri, Grida Duma reagoi menjëherë dhe tha se drejtuesit e televizionit po i dëgjonin me vëmendje.

“Nëse ke pyetje, ne do ta realizojmë përgjigjen drejtpërdrejt”, i tha Duma, Manjanit. Ky i fundit i theksoi se duhet të mendohet dhe kjo gjë mund të realizohet në një emision pasardhës.

Zjarr Tv Ad