Manjani, homologut francez: Mos prano ekstradimin e Haradinaj, të lirohet menjëherë

0
1194
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka dërguar një letër homologut të tij francez, Jean-Jacques Urvoas lidhur me shqetësimin mbi ndalimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Manjani shpreh shqetësim mbi keqpërdorimin e autoritetit të shtetit serb nëpërmjet strukturave të Interpolit për shpallje në kërkim ndërkombëtar dhe ndalimin shtetasve shqiptarë të Kosovës, për arsye politike.

Në letrën e tij ministri shkruan: “Me sa jam informuar, zoti Ramush Haradinaj kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, për shkak të një aktakuze që daton nga viti 2004, duke marrë në konsideratë faktin se z.Haradinaj i ka kaluar kufijtë gjatë kësaj periudhe. Dëshiroj të sjell në vëmendjen tuaj se z.Haradinaj është liruar nga akuzat dy herë, nga të dyja dhomat e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë si autoritet i themeluar nga OKB për këtë çështje”.

Më tej ai shton se, si autoriteti qendror i përcaktuar për zbatimin e Konventës Europiane të Ekstradimit të vitit 1957, do të vlerësonte nga kolegu francez, mospranimin nga ana e tij, të kërkesave të motivuara politik nga shteti serb.

Manjani kërkon që shqetësimi i palës shqiptare të përcillet autoriteteve gjyqësore franceze, për të mundësuar lirimin e menjëhershëm të Haradinaj.

Zjarr Tv Ad