“Marrësi pa fund”- Gazetari i njohur ironizon aksionin e Qeverisë për të konfiskuar ndërtesat apo shtesat pa leje: Kush ngre 9 kate pa leje, quhet ‘investitor’, kurse…

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari i njohur, Lutfi Dervishi ka ironizuar aksionin e sotëm të Qeverisë në zonën e Farkës, ku zv.kryeministrja Belinda Balluku ka ‘zbuluar’ një pallat 9 katësh pa leje. Për Dervishin kur një qytetar riparton çatinë e shtëpisë pa marrë leje ai futet në burg, kurse kur dikush ndërton 9 kate pa leje, ai quhet ‘investitor’.

Sipas gazetarit në rastin e ndërtimit të pallatit ‘investitorit’ i ofrohen të zgjedhë mes tre opsioneve.

Marrëzi pa fund! Kur një hallexhi riparon çatinë e shtëpisë, pa marrë leje, quhet dhunues i ligjit dhe përfundon në burg! Kur dikush ngre një pallat 9 kate pa leje, me gojën e zyrtarëve më të lartë quhet… investitor dhe i ofrohet të zgjedhë mes tre opsioneve!”, shkruan Dervishi.

Sipas vendimit të qeverisë Rama, i cili nuk është publikuar ende as në faqen e Kryeministrisë dhe as në Fletoren Zyrtare, sipas kryeministrit dhe zv.kryeministres ndërtuesve do u jepen tre mundësi.

E para është që katet apo shtesat pa leje t’ia flasin shtetit.

E dyta është që t’i blejnë këto metra katror apo kate me çmimin e tregut, duke marrë dhe një gjobë.

E treta është që t’u konfiskohet dhe të dërgohen për ndjekje penale.

Zjarr Tv Ad