Martin Cani u nda nga jeta pasi u qëllua me thikë, reagon nëna e tij: Ishte i mbushur me ëndrra e jetë. Ia morën të dyja.

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nëna e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij me iniciale M. P., pranë derës së shkollës “Fan Noli”, ka dërguar një mesazh në protestën e organizuar para Ministrisë së Arsimit për të birin.

Në mesazhin e lexuar nga një prej protestuesve, nëna e të miturit shprehet se ikja e Martinit i ka lënë një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë.

Florina Cani falenderoi shqiptarët për mbështetjen, si edhe qytetarët që i dhanë ndihmën e parë djalit të saj, i cili humbi jetën në spital pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Nëna e 14-vjeçarit shkruan se Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, por që ia morën të dyja.

“Na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Falenderoj popullin shqiptar për mbështetjen në këto momente të vështira. S’di sa mirënjohëse jam për ata që ju gjenden aty Martinit në momentet e tij të fundit.

Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nënë që jam uroj që askush të mos provohet më një dhimbje të tillë. Me respekt Florina dhe Angel Cani”, shkruan e ëma e 14-vjeçarit në mesazh.

Zjarr Tv Ad