Masat ndaj prokurorëve, reagon PS-ja, i del në krah Arta Markut

0
181
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas ndodhive të fundit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen ‘Shullazi’, ka reaguar  PS, me anë të deputetes Ermonela Felaj.

Deputetja e PS Ermonela Felaj, në një deklaratë për mediat e gjykoi të drejtë masën e vendosur nga Marku për këta prokurorë, ndërkohë që 3 prej tyre u transferuan. Po ashtu ajo tha se Prokuroria është një organ i pavarur.

“Mbështesim punën e prokuroreve. Ka më shumë gjera që si ndajmë me opozitën sesa i ndamë. Prokuroria është organ i pavarur dhe çdo ndërhyrje jona do të ishte ndërhyrje në Kushtetutë. Është marrë një masë dhe është marrë një përgjigje për atë masë. Më duket masa e natyrshme”, tha ajo.

 

Zjarr Tv Ad