Mazniku nxjerr dokumentin e vitit ’58: Ja prova pse duhej shembur teatri

0
131
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbër Mazniku tregoi në emisionin Now në Euronews Albania një dokument të vitit 1958, që sipas tij tregon se teatri kombëtar nuk mund të restaurohej.

Mazniku u shpreh se ky dokument vërteton se debati lidhur me gjendjen e teatrit nuk është e vitit ‘98 kur e ka ngritur Edi Rama por e vitit ‘58.

“Dokumenti thotë se gjendja e këtij objekti s’është jofunksionale dhe s’mund të sigurojmë asnjë siguri brenda atij. Pra, debati nuk është i ‘98 kur e ka ngritur Rama, por e ’58. Debati për teatrin ka prova në arkiva që është i këtij viti, është debat i vjetër. Ai objekt sipas gjykimit të inxhinierëve, arkitektëve, enti që merret me këtë punë ka nxjerrë këtë përfundim. Me teatrin nuk merret Instituti i Monumenteve, pasi teatri nuk ka qenë monument kulture”, tha Mazniku./EURONEWS ALBANIA

Zjarr Tv Ad