Mbasi zgjedhjet grabiten dhe shpallet fitorja, SPAK thjesht fillon të akuzojë dikë

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ndriçim Kulla

Masakra elektorale e zgjedhjeve: nje farsë, një teprim, një justifikim i humbësve, thjesht një alibi për të qëndruar në krye të opozitës ?!

Sa herë i kemi dëgjuar këto të ashtuquajtura argumente, nga ana e analistëve te pushtetit, përgjatë gjithë kohës se zgjedhjeve ne ketë 10 vjeçar të sundimit socialist. Përkundrazi, shpotia dhe arroganca e tyre ka trumbetuar gjithmonë termin totalitarist të “makinerisë së votave” që nuk prishet, nuk konsumohet kurrë, por përsoset çdo vit, ndërsa qeverisja degjenerohet me skandale çdo herë. Me në fund kjo farse u zhbë shpejt , para syve të të gjithë popullit dhe drejtësisë u zbulua dhe u dërgua në burg një pjesë e makinerisë fituese të qytetit më të rëndësishëm te opozitës, Shkodrës.

Veç një pjesë, se krimi dhe koka qe i jep urdhër krimit, qeverisja, nuk dënohen kurrë, por dekonspirohet dhe lihet të ikë. Po e njëjta gjë ndodhi edhe në bandën kriminale që SPAK dënoi për zgjedhjet në Elbasan. Nëse kësaj i shtohet edhe dekonspirimi tragjiko – komik që drejtësia dhe kryeministri i bën Ahmetajt duke e lënë të arratiset pasi dënohet, atëherë miti i makinerisë së votave barazohet me skeçin” a doni më për Belulin”

Për të kuptuar se e gjithë kjo është një zgjedhje e qëllimshme e pushtetit që ditën e parë kur Rama udhëheq qeverinë, le të kujtojmë historinë. Në mandatin e parë përdori skemën e kanabizimit të Shqipërisë, duke i lënë makinerisë së krimit të gjitha veglat, pjesët dhe vajin lubrifikues të parave të pista, që ta përdori ne zgjedhje. Përfundimi, zgjedhjet fitohen dhe vetëm pasi fitohen, fillohet të dënohet dikush thjesht me porosi nga ekzekutuesi i urdhrit të skemës, si p.sh ish ministri Tahiri, ndërsa makineria e krimit lihet e paprekur. Në mandatin e tij të dytë e të tretë, ndërtohet skema e inceneratoreve dhe përdoret fatkeqësia shqiptare e tërmetit për tu detyruar të votojnë të shtrënguar nga halli.

Pse valle, një e drejtë e shqiptarëve për tua rindërtuar shtëpitë, pse ndihma e jashtëzakonshme e ndërkombëtareve, duhej tu jepej njerëzve të dëmtuar nga tërmeti vetëm dy ditë para zgjedhjeve? Një turp për ndërkombëtarët dhe ndihmën e tyre, qe Ahmetaj prej arratisë e trumbeton si arritje kurse Rama me heshtjen dhe anashkalimin e problemit e quan si triumf të makinerisë socialiste. Po vjedhja skandaloze e djegësve me skemë të tmerrshme korruptimit të shtetit, pse nuk u zbardh në kohë dhe para zgjedhjeve, kur kish vite të tëra qe faktet kishin dalë? Tashmë faktet dolën qartë, ka ndodhur po e njëjta gjë me atë veprim që ka bërë ambasadori anglez kur shkruante që e vërteta mbi non- grata e Berishës ndikon në zgjedhjet e 14 majit. Tarafi, blerja dhe korruptimi sistemik i ndërkombëtareve ka siguruar që dënimi i fajtoreve të ndodhe pas zgjedhjeve, në kurriz të demokracisë dhe popullit shqiptar.

Edhe kësaj radhe dënimi i skemës së djegëseve dhe shtëpive të tërmetit, nëpërmjet dënimit te Ahmetajt u bë ” pas pilafit” siç thotë populli, atëherë kur nuk ka me asnjë vlerë për interesin e tij. Ne demokraci zëri i popullit është në zgjedhje, pas tyre ai s’ka me zë tjetër përveç revoltave, që siç kanë provuar nuk i hedhin kurrë qeveritë, se ato bëhen shurdhmemece para tyre.

Ku janë atëherë ndërkombëtarët që përgjërohen se duan vetëm interesin e popullit përtej partive politike? Na del se edhe në rastin e Shkodrës apo dhe më parë në gjithë këto vite ata i kanë ditur masakrat zgjedhore të pushtetit dhe i dënojnë ato kur duan, me regji të caktuar. Ku është drejtësia e vonuar e SPAK për gjithë këto vite e skandale, pse dhe ajo me regji dënon skemat e vjedhjeve te votave pas votimeve? Pse ajo e lë Edi Ramën të kikirikojë si gjel majë plehut të korrupsionit sistemik dhe lidhjeve kriminale, pasi i ka fituar edhe këto palë zgjedhje për katër vjet? Vallë gjithçka nuk dihej para zgjedhjeve dhe u zbulua dy tre muaj pas? Kësaj i thonë të bësh interesat e tua dhe jo interesat e popullit shqiptar. Nuk ka me rendësi kush fiton tanimë e tutje, ne na duhen të bëhen zgjedhje, dhe derisa ato të sigurohen, shqiptarët le ti bojkotojnë ato, tashme fituesi dihet.

Me mirë e keqja të qelbet erë deri sa tua shpojë hundët ndërkombëtarëve, nëse nuk ua ka shpuar deri tani, më mirë ata të shohin e të ndjejnë qelbjen e pasurueshme e të ndërrojnë regji, se sa ne te lodhemi kot me zgjedhje. Ky popull është i vuajtur, ka duruar deri kaq, s’ka gjë do qelbe erë korrupsioni e krimi gjithë dynjanë e do arrijë të pastrohet një dite, që t’iu bëjë të kuptoni se ke regjim po mbroni e po mbështesni. Deri atëherë nuk ka më zgjedhje.

Zjarr Tv Ad