Mbi 200 forca policie janë angazhuar për të arrestuar të shumë kërkuarin Klement Balili.

0
1900
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbi 200 forca policie janë angazhuar për të arrestuar të shumë kërkuarin Klement Balili. Burime nga policia bëjnë me dije  se operacioni ka nisur që në mesnatë dhe është shtrirë në jug të vendit, Delvinë, Sarandë dhe më gjerë në territorin e qarkut të Gjirokastrës Janë kontrolluar biznese, lokale dhe ambiente ku dyshohej se mund të fshihej Klement Balili. Në operacion janë përfshirë forcat e FNSH-së dhe të policisë së Sarandës dhe të Gjirokastrës Klement Balili akuzohet për trafik droge dhe organizatë kriminale. Ndaj Klement Balilit ka një fletëarresti ndërkombëtar nga Interpoli dhe se ai është i kërkuar në Greqi dhe Shqipëri. Më 7 dhjetor ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi se dosja për Klement Balilin e njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit” ndodhej në duart e autoriteteve shqiptare që prej datës 14 nëntor dhe në datën 16 ka mbërritur në ministri, ndërsa më 6 dhjetor ishte dorëzuar në Prokurori.//

download-1

download

Zjarr Tv Ad