Mbi 40 turistë përfunduan në spital me shenja helmimi, ISHP zbulon rezultatin e analizave: U helmuan nga…

0
152
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kanë dalë analizat e mostrave të ushqimeve të marra nga anija me të cilën shkuan në Sazan të rinjtë polakë, që përfunduan në spitalin e Vlorës me shenja helmimi.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në bazë të analizave virologjie është konstatuar se turistët polakë në Vlorë, tri ditë më parë janë helmuar nga norovirus i cili përhapet nga mungesa e higjienës, kontaminimi i ushqimeve dhe ujit.

Norovirusi, ndryshe quhet gripi i verës ose stomakut dhe ka shenja gastro intestinale. Ndërsa, pritet të verifikohet nëse ushqimi që është konsumuar në anije, ishte gatuar në ndonjë kuzhinë brenda anijes apo është marrë nga ndonjë restorant. AKU ka gjobitur anijen turistike “Black Pearl” me 600 mijë lekë.

Zjarr Tv Ad