Mblidhet sot Këshilli Kombëtar i PD, do vendoset për qëndrimin për Presidentin e ri

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike do të mbledhë sot në Këshillin Kombëtar.

Mbledhja do të nisë në orën 18:00 dhe kjo do të jetë mbledhja e parë pas Kuvendit të 30 prillit, që zgjodhi edhe anëtarët e rinj të këtij organi.

Bëhet me dije se qëllimi I mbledhjes, përvec konstituimit të Këshillit Kombëtar është përcaktimi I një qëndrimi politik të PD lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Ndër të tjera në njoftimin e bërë nga Komisioni i Rithemelimit thuhet se Këshilli Kombëtar i PD është i vetmi organ i cili mund të përcaktojë qëndrimin e unifikuar të PD lidhur me një cështje të rëndësishme politike, si ajo e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Thirrja për mbledhjen e Këshillit Kombëtar

– Komisioni i Përkohshëm I Rithemelimit, ushtrues i kompetencave te Kryesisë së PDSH dhe Kryetarit ka vendosur thirrjen e mbledhjes së parë të Këshillit Kombëtar në datën 6 Maj ora 18.00 ne Seline e PDSH.

– Qëllimi I mbledhjes, përvec konstituimit të K.Kombëtar është përcaktimi I një qëndrimi politik të PDSH lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

– Bazuar në nenin 44 pika 5 të Statutit, mbledhja duhej mbajtur të paktën 5 ditë nga thirrja, por për shkak të natyrës urgjente të cështjes që trajtohet, gjithesesi Komisioni I Përkohshëm I Rithemelimit vendosi që mbledhja të mbahet nesër pasdite. – Këshilli Kombëtar I PDSH është I vetmi organ I cili mund të përcaktojë qëndrimin e unifikuar të PDSH lidhur me një cështje të rëndësishme politike, si ajo e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, pasi në bazë të statutit ai është organi më I lartë që drejton veprimtarinë politike të PDSH në periudhën midis dy Kuvendeve. – Bazuar në nenin 44 pika 4 e Statutit, në mbledhjen e parë të konstituimit të Këshillit Kombëtar, zgjidhet edhe kryetari I këshillit kombëtar midis të paktën 2 kandidaturave alternative.

Zjarr Tv Ad