Mbreti Charles ka mbajtur fjalimin e parë për Krishtlindje duke dhënë mesazhin e tij, që pasqyron krizën e jetesës tek qytetarët.
Në nisje të fjalimit ai bëri ai bëri homazhe për nënën e tij Mbretëreshën Elizabeth, e cila u nda nga jeta pak muaj më parë, më pas u ndal tek ndihma që duhet t’u jepen njerëzve në nevojë.
“Unë veçanërisht dua t’u bëj homazhe të gjithë atyre njerëzve të mrekullueshëm dashamirës që japin bujarisht ushqime ose donacione, atyre që u kushtojnë kohën e tyre për të mbështetur njerëzit në nevojë”, tha mbreti, raporton BBC.
Mbreti vlerësoi shërbimet e urgjencës që siç u shpreh ai “punuan pa u lodhur për të na mbajtur të gjithë të sigurt, mësuesit dhe personelin e kujdesit shëndetësor dhe social”.
“Krishtlindja është një kohë veçanërisht prekëse për të gjithë ne që kemi humbur të dashurit. Ne e ndiejmë mungesën e tyre në çdo moment dhe i kujtojmë ata në çdo traditë të dashur,” tha Mbreti, teksa iu referua nënës së tij.
Charles II u emërua Mbret i Mbretërisë së Bashkuar pas vdekjes së monarkes më jetëgjatë të vendit, njëkohësisht edhe nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth.