Një fitore e qartë dhe e gjerë e Demokracisë së Re ndaj SYRIZA-s pasqyrohet në exit poll-et që u publikuan menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit në të gjithë Greqinë në orën 19:00 të së dielës.
Exit poll-i i përbashkët i miratuar nga të gjitha kompanitë e sondazheve dhe të gjitha stacionet televizive tregon se epërsia e ND ndaj SYRIZA- s mund të arrijë në 11 pikë në zgjedhje. Sipas mediave vendase referuar rezultateve të exit poll-it mësohet se Demokracia e Re e Kyriakos Mitsotakis pritet të marrë nga 36% deri në 40%.
SYRIZA po lëviz në nivele shumë më të ulëta nga 25% në 29% që me të dhënat e kësaj ore duket të jetë përqindja maksimale për partinë e Alexis Tsipras .
Lëvizja për Ndryshim, Pasokur, del si forcë e tretë me përqindje nga 9.5% në 12.5%. KKE pritet të mbledhë 6% në 8% të votave , ndërsa Zgjidhja Greke e ish-ministrit Janis Varufakis thuhet se pritet të marrë 3.5% deri në 5.5% të votave.