Mbyllja e Ballkanit të Hapur, Sonila Meço ironizon Ramën: Historia e shuarjes pa nder të një ambicje që në sfond kishte delire

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nismës Ballkani i Hapur i ka ardhur zyrtarisht fundi. Ndërkohë që gazetarja dhe moderatorja Sonila Meço ka ironizuar këtë veprim të Ramës, duke sjell dy deklarata të tij, për hapjen e kësaj nisme dhe për mbylljen e saj.

Me anë të një postimi në Facebook, Meço shkruan se kjo është historia e shuarjes pa nder të një ambicje, që në sfond kishte ëndërrat dhe deliret për ndikime në politikën përtej kufirit.

Postimi i Plotë:

Historia e shuarjes pa nder të një ambicjeje, që sfond ka ëndrrat e deliret për ndikime në politikën përtej kufirit të “provincës” ku i ka rënë për hise të jetojë.

Edi Rama dje: “Ballkani i hapur është ideja e duhur në kohën e duhur dhe të gjithë do ta zbatojnë atë hap pas hapi. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur”. “Nisma ‘Ballkani i Hapur’ nuk ka më nevojë të kërkojë justifikime, nuk ka nevojë as për të shpjeguar si gjysmë të zënë në fajin pse po e bëjmë. Tani kjo nismë flet vetë. Tani, kush ka sy shikon, kush ka veshë për të dëgjuar, dëgjon, kush ka vizion dhe vizion për paqe, kupton. Tani më, ne jemi gjithmonë e më të përfshirë për të nxjerrë maksimumin nga kjo nismë”, “Dhe me Ballkanin e Hapur, që është një projekt 100% i dakordësuar dhe 100% i mbështetur pa asnjë rezervë nga SHBA-ja, do të bëjmë të mundur që e shkuara e cila vazhdon të jetë kërcënim edhe sot, të mos jetë më kurrë kërcënim për Ballkanin, por të jetë vetëm një thesar dijeje dhe mësimesh për sesi historia nuk duhet të përsëritet”. “Për gjithë ata që nuk e kuptojnë, ose bëjnë sikur nuk duan të kuptojnë, ose edhe nuk e kuptojnë. Ballkani i hapur është i hapur është gjithëpërfshirës dhe është i të gjithëve. Nuk është vetëm i Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Por as Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut që kanë vendosur të ecin më shpejtë nuk do të presin që të binden gjithë të tjerët. Arsyet pse të tjerët janë skeptik ose refuzues i kam dëgjuar, i kam dëgjuar arsyet e Malit të Zi, Bosnjës dhe i kam dëgjuar me shumë vëmendje edhe arsyet e Kosovës. Më vjen shumë keq, por i konsideroj arsye të mos arsyes…” “Kush në Kosovë mendon se duke më sharë e mallkuar mua e bën Kosovën më të fortë në luftën diplomatike për njohjen nga Serbia, pushka top le t’i bëhet, e ka të gjithë bekimin tim të nxjerrë krejt gjuhën jashtë. Por ama askush në Kosovë a në Shqipëri qoftë, të mos presë assesi që unë dhe shumica e re qeverisëse e Shqipërisë, të heqim dorë nga lufta diplomatike për paqe e prosperitet ekonomik e social në Ballkanin e Hapur”

Edi Rama sot: “Procesi i Berlinit është aksi ynë kryesor. Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi. Ne duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi, e kemi Procesin e Berlinit në Tiranë. Kemi mundësi ta zotërojmë si proces me mbështetjen e madhe që kemi nga Gjermani, nga kancelari Scholz dhe nga gjithë të tjerët”. Fatkeqësi e madhe, si çdo korife i pakuptuar në kohën e tij. Flasim pas 100-200 vjetësh, kur për të do të shkruhet: “Koherencë, qendrueshmëri, bindje solide, aftësi përmbaruese, nuhatje gjeopolitike, superfuqi negociuese, largpamësi e qashtër…lideri global i pavlerësuar në kohën e vet”.

Zjarr Tv Ad