Mbyllja e kopshtit, avokati: Janë gjetur dy shkelje nga Gjykata

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prindërit e fëmijëve të kopshtit të mbyllur Zübeyde Hanım nga qeveria kanë dalë në protestë ditën e sotme. Së bashku me avokatin e tyre, ata kanë deklaruar se janë gjetur dy shkelje nga Gjykata në lidhje me vendimin për mbylljen e kopshtit. Avokati ka theksuar se janë gjetur dy shkelje nga Gjykata, e para është në lidhje me gjyqtaren, e cila nuk mund të gjykojë këtë çështje, ndërsa shkelja e dytë është për shkejljen e parimit të gjykatës së krijuar me ligj.

“Kërkesa në vlerësimin tim duhej të pranohej patjetër për dy shkaqe. Secila palë që akseson gjykatën, Gjykata duhet që të garantojë disa element procedurial. Gjykata e paanëshme dhe Gjykata e krijuar me ligj. Gjykata e paanëshme do të thotë që kjo gjykatë të mos jetë shprehur njëherë për këtë çështje. Kjo gjyqtare është shprehur për këtë çështje, madje dhe vet kjo gjyqtare ka dorëzuar kërkesë dhe është shprehur se unë nuk mund ta gjykojë këtë mosmarrëveshje.

Ndërsa është hedhur një gjyqtar tjetër dhe ka thënë se ti mund ta gjykosh këtë çështje. Dhe shkelja e dytë është shkelja e parimit të Gjykatës së krijuar me ligj, do të thotë që trupi gjykues duhet të formohet në përputhje me ligjin. Ndërkohë që na ka rezultuar se gjyqtarja nuk është caktuar me një procedurë shqyrtimi, por me një procedurë manuale,” tha avokati

Zjarr Tv Ad