Mbytja e anijes me 400 emigrantë, Greqia shpall tre ditë zie

0
147
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri grek në detyrë, Ioannis Sarmas ka shpallur tre ditë zie kombëtare pas mbytjes së anijes me 400 emigrantë ku humbën jetën 79 persona.

“Kryeministri shpalli tri ditë zie kombëtare nga sot e mërkurë, 14 qershor 2023, ora 21:00 deri në mesnatën e së premtes, për viktimat e mbytjes tragjike të anijes së sotme në ujërat ndërkombëtare në perëndim të Greqisë, me mendimin edhe të gjithëve. viktimat e trafikantëve të pamëshirshëm që shfrytëzojnë pakënaqësinë njerëzore” shkruhej në deklaratën e kryeministrisë greke.

Ndërkohë, një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar për emigratët që rezultojnë të zhdukur, pas përmbytjes së anijes në afërsi të Pylos.

Dëri më tani janë shpëtuar 104 persona, ndërsa në anije dyshohet se kishte mbi 400 persona. Njëzet e gjashtë persona janë shtruar në spitalin e Kalamatës me lëndime të lehta ose hipotermi.

Zjarr Tv Ad