Më 6 dhjetor “blindohet” Tirana, rreth 1500 efektivë në terren! Niveli i masave, i njëjtë me vizitën e Papa Françeskut dhe John Kerryt

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kur na ndajnë edhe pak ditë nga 6 dhjetori, dita kur në Tiranë do të vijnë liderët e Bashkimit Evropian, Policia e Shtetit po përgatit teknikalitetet e fundit për planin e masave.

Rreth 1500 efektivë pritet të jenë në terren ndërsa akse të shumta rrugore të të bllokohen për kalimin e delegacioneve.

Niveli i masave të sigurisë parashikon ato që janë ndërmarrë kur Tiranën e ka vizituar ish-sekretari amerikan i shtetit John Kerry apo Papa Françesku, raporton Euronews.

Në hartimin e masave të sigurisë janë përfshirë edhe stafet e delegacioneve që do të vizitojnë Tiranën ndërsa partia demokratike ka paralajmëruar protestë përballë kryeministrisë, zonë e cila cilësohet brenda perimetrit të sigurisë.

Burime nga policia e cila ka refuzuar kërkesën e PD, bëjnë me dije se po shikohen disa mundësi, të bllokohen akset që të çojnë drejt bulevardit dëshmorët e kombit , të shmanget rrugëkalimi i delegacioneve në këtë aks ose të këtë intenerare të tjera qarkullimi që nuk pengojnë përmbushjen e axhendës.

Zjarr Tv Ad