Luan Rama dikur Ministër i Brendshëm e më pas deputet, ka sqaruar në intervistën e tij të fundit marrëdhëniet me Ilir Metën.
Gjatë bisedës së tij me moderatoren Ester Bylyku në emisionin ‘Glamour Zone’ Rama e cili nuk është më në radhët e politikës që prej vitit 2021, se tha nuk mban më kontakt me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Ester Bylyku: Me cilin nga politikanët sot nuk flet më?
Luan Rama nxjerr “sekretin” e Elisa Spiropalit: Përballë ajo është Glamour
Luan Rama: Me Ilir Metën. Por preferoj të mos e zbuloj arsyen. Është një sekret mes nesh që kam zgjedhur ta mbaj për vete.
Në vazhdim të intervistës, Luan Rama tha se nga politikanët ai veçon Fatos Nanon si mikun e tij më të mirë, ndërsa u shpreh se gjatë kohës kur punonte si gazetar te ‘Zëri i Popullit’ shkruante shumë artikuj kritikues për Sali Berishën, por sot ata kanë një marrëdhënie të mirë. Madje Berisha shpesh ka qenë i pranishëm në emisionin ‘Drejt’, nga Luan Rama./oranews.tv