“Më lër të mbaroj”, gazetarja Ndreu përplaset me Spahon dhe Kullurin: Pse kërkoni falje tani? Dikur e mbronit deri në fund Bashën

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka nisur me debate emisioni në Fax News me moderator Aulon Kalanë, ku të ftuar kanë qenë Edvin Kulluri, Edmond Spaho, Anduela Ndreu dhe Sandri Kortoci. Edvin Kulluri, i cili ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të PD-së nëse do të ketë zgjedhje, ka pranuar gabimin e tij që ka mbështetur Bashën në vitin 2013  edhe pse ishte veprim antistatutor.

Nga ana tjetër, deputeti Edmond Spaho tha se i ka kërkuar falje shqiptarëve për gabimet e opozitës në dy vitet e fundit, duke shprehur zhgënjimin e tij për mbështetjen që ka treguar ndaj Bashës.

Mirëpo gazetarja Anduela Ndreu ka ndërhyrë duke i kundërshtuar të dy demokratët, të cilëve iu kërkoi llogari përse nuk reaguan në atë kohë dhe nuk i shkuan deri në fund kur e dinin që Basha po gabonte?

Spaho: Ka një kohë të gjatë që PD noton në ujëra të turbullta, sidomos pas zgjedhjeve të vitit 2017. Pak nga pak u kthye në organizëm ku nuk funksiononte debati. Nuk merreshin mendime. U kalua në vendimmarrje që patën efekte negative si djegia e mandateve, moshyrja në zgjedhje. Edhe veprimet para 25 prillit, ndryshimi i kodit, mosarritja t’iu imponohemi mazhorancës, bënë që në zgjedhjet e prillit ne sërish të humbnim. Nuk e përjashtoj masakrën elektorale, por nuk duhen lënë mënjanë përgjegjësite që ka gjithësecili. Ka nevojë për ndryshim. Të them të drejtën kam menduar se pas 25 prillit Basha do të jepte dorëheqjen. Ai premtoi se do t’i përkushtohej denoncimit të masakrës, por kjo nuk ndodhi. Premtimet ishin të tilla që në mënyrë instiktive na ccuan te mbështetja. Pasi nuk pamë të ardhmen afatgjatë por u përqëndruam te 25 prilli. Mesa duket ishte zgjedhje e gabuar. Ju referuam zgjedhjeve të 2001, që u vodhën, por në një preriudhë të shkurtër mblodhëm faktet, dhe u damkosën nga ndërkombëtarët. Kjo gjë nuk ndodhi në 25 prill. U luajt me një skenar. U afrua data e zgjedhjeve të brendshme. Mendoj se ka qenë e kalkuluar. Lidhej me vendimin ndaj Berishës. Afrimi i 13 qershorit bëri që dokumentimi i fakteve të masakrës të marrë fund. Përjashtimi i Berishës ishte e turpshme, e dënueshme. Është ai që ka krijuar atë parti, me të cilin lidhet fati i të gjithëve ne. Ai e bëri pa u konsultuar me asnjë.

Kalaja: Si ju duk ju Kuvendi i 11 dhjetorit? E prisnit atë masivitet? I besoni firmave? Jeni i kënaqur me kuvendin?

Kulluri: Unë jam shumë i kënaqur. Produktin e kuvendit kam 5 vite që e kam mbështetur. Kjo parti ka një fatkeqësi. Duhet t’i themei gjërat. Unë jam për reformim dhe jo për rithemelim. Kjo parti ka një histori. Një parti duhet të ketë respekt për historinë e saj, për etërit e saj. Por duhet të reflektojë dhe për atë që ka ndodhur gabim. Rithemelimi është traditë e majtë jo e djathtë. E djathta ka riformatimin. Nga pikëpamja proceduriale ishte perfekt Kuvendi. Unë nuk isha delegat  sepse kam refuzuar të bashkëpunoj me z.Basha që në vitin 2018. Kjo parti nuk mund të rikthehet në të njëjtën krizë që ka qenë në vitet 95-97. Ai që përsëritet gabimet e tjerëve nuk është i zgjuar, ai që përsërit gabimet e tjerëve … Në vitin 2013 kam qenë pjesë e një fushate antistatutore.

Ndreu: Atëherë nuk u ndiet.

Kulluri: Ja pra po e them. E kam thënë që para 2 vitesh. Unë kam pasur një defekt të madh gjithë jetën , unë nuk kam ardhuruar asnje lider. Unë nuk kam adhuruar as prindërit e mi. I kam dashur po. Duhet të adhurojmë vetëm flamurin jo njerëzit. Kam përgjegjësite e mia që kam dalë për fushatë për Bashën në vitin 2013 për zgjedhjet për kryetar që ishin antistatutore.

Spaho: Para se ndodhin ngjarjet ka shumë alternativa. Nëse thua ju e keni gabim unë kam të drejtë nuk është demokratike. Nuk mund të dalësh të kundërshtosh kryetarin e partisë në media. Mos kujto se nuk janëe thënë gjërat por nuk është dëgjuar.

Ndreu: Përgjegjësia eshtë e të gjithëve. Ju nuk u ndiet fare z. Spaho. Madje në studion time e ke mbështetur z.Basha.

Spaho; Më ler të mbaroj. Po u mor vendimi, pakica nduhet t’i nënshtrohet shumicës. Unë kam qenë kundër diegjes së mandateve. I kam thënë që nuk do digjen mandatet. Por një ditë u dogjën. Z.Basha më ka gënjyer. Ka ndryshuar qëndrim.

Ndreu: Të gjthë ju që dorëzuar mandatet, në të gjitha studiot televizive e keni mbrojtur deri në fund.

Kulluri: Njeriu gabon por duhet reflektim.

Spaho: U punua në mënyrë të planifikuar që të digjen mandatet dhe u krijua mendimi në popull sapo të digjen mandatet do të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Na është bërë presion ngado që shkonim të djegnim mandatet. Kam kërkuar ndjesë gjithë anëtarësisë së PD-së dhe qytetarëve shqiptarë për këto që i kemi bërë këto 2 vite, jam i vetmi politikan.

Ndreu: Pse nuk dhatë dorëheqjen nga mandati i deputetit?

Spaho; E dogja njëherë e bëra atë gabim dhe nuk bëj më. I kam kërkuar falje qytetarëve dhe më shumë se kaq nuk bëj dot më. Ta bëjë dhe z.Basha këtë.

Zjarr Tv Ad