Një gënjeshtare, e sëmurë mendore e cila shkoi aq larg sa tha se i pëlqente të përdhunohej.
Këto janë disa nga deklaratat e bëra nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë dëshmisë së tij mbi akuzat e bëra nga E. Jean Carroll.
Shkrimtarja dhe gazetarja e akuzoi atë për përdhunimin e saj në dhomën e zhveshjes së një dyqani luksoz në Manhattan, tridhjetë vite më parë.
Në dëshminë që daton në tetorin e kaluar dhe pjesërisht e bërë publike, Trump përsërit se nuk e njeh Carroll dhe e akuzon atë se ka shpikur historinë e përdhunimit.
“Unë nuk e njoh atë. Mendoj se është e sëmurë, e sëmurë mendërisht”, tha ish-presidenti.
Gruaja e paditi manjatin dy herë: një herë për shpifje në lidhje me gjykimin ndaj saj, duke përfshirë se “ajo nuk është tipi im”.
Në të parën, ish-presidenti amerikan u mbrojt duke thënë se e kishte thënë atë fjali sepse ishte ndjerë “i ofenduar nga gënjeshtrat e kësaj gruaje”.
“I ofenduar – saktësoi ai – se mund të shpikte një histori nga diçka pa bazë”.