Me plumb në kokë, del FOTO e kriminelit serb, shkon në 6 numri i sulmuesve të vrarë

0
1314
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka shkuar në gjashtë numri sulmuesve të vrarë në Basnjakë të Zveçanit. Sipas Kosova Press mësohet se serbët janë vrarë teksa kanë qëlluar mbi Policinë e Kosovës ndërkohë që po dilnin nga Manastiri aty ku dhe janë pozicionuar rreth 30 persona të armatosur.

Paraprakisht mendohet se grupi i kriminelëve serbë përbëhet nga njësia speciale “Kobra” dhe “Brigada 72”, ndërkohë ende nuk ka një konfirmim nga policia e Kosovës për këto të dhëna të fundit.

Kujtojmë se rreth orës 02:34 të mëngjesit të 24 shatotir në hyrje të fshatit Banjskë serbë kanë vendosur dy mjete të rënda kamionë pa tarka, duke bllokuar lëvizjen. Policia e Kosovës u nis menjëherë drejt vendit të ngjarjes ku dhe u përballën me sulmet me armë zjarri si dhe me granata dore.

Efektivët në vetëmbrojtje iu përgjigjën sulmit dhe arritën që të zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e këtij sulmi një nga efektivët, Afrim Bunjaku, humbi jetën.

Më herët autoritetet e Kosovës bënë me dije se një grup prej 30 personash të uniformuar, të maskuar dhe të pajisur ushtarakisht me mjete të blinduara dhe armë të rënda të llojeve të ndryshme vijojnë të qëllojnë drejt policisë.

Zjarr Tv Ad