Një sukes ka qenë për Shqipërinë ky sezon turistik, pasi vendi ynë ka pritur një numër të lartë turistësh të huaj.
Kjo ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat nuk kanë reshtur së dedikuari atrikuj për bukurinë natyrore dhe çmimet e ulta të Shqipërisë dhe se si çdo vit e më shumë turistë po e vizitojnë.
Së fundmi ka qenë “Financial Times” që i ka dedikuar vendit tonë një shkrim, ku thuhej se këtë vit një numër i madh italianësh kanë vizituar Shqipëinë.
Mirëpo duket se me këtë reklamë të bukur që i bëhet vendit tonë nuk qenka dakord ish banori i Big Brother, Krist Ali. Ai ka komentuar negativisht në shkrimin e “Financial Times”.
“Opinioni jopopullor: është pikërisht kaosi që vjen nga krimi i organizuar – korrupsioni – infrastruktura e keqe – shërbimi i ulët – elita e pasur e re – narkokultura… që tërheq turistët – jo vetë kostoja e ulët”, ka shkruar Kristi, duke i bërë antireklamë vendit të tij.