Mediu: Premtojmë kthim të pronës tek pronari dhe kompensim me vlerën e tregut

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Republikanët i kanë premtuar shqiptarëve se pas ardhjes në pushtet do të zgjidhin përfundimisht çështjen e pronës duke e kthyer atë te pronari si dhe duke i ofruar kompensim me çmimin e tregut.

Gjatë një takimi me shtabin elektoral kreu PR, Fatmir Mediu akuzoi kryeministrin se po i shërben vetëm interesave të tij.

“Njeri i cili në çdo moment i shërben vetëm interesave të veta të pushtetit dhe nuk pyet se ç`ndodh me njerëzit. Ne kemi arritur tashmë me Partinë Demokratike të biem dakord në vlerësimin real të çështjes së të drejtës së pronës. Sot kemi një qëndrim të përbashkët, rivlerësim të legjislacionit për pronën, kthim të pronës tek pronari dhe kompensim me vlerën e tregut. Këto janë qëndrime të reja, jo të Partisë Republikane, por janë qëndrime të reja të së djathtës, duke e sjellë atë në binarët real të raporteve të drejta, sepse liria pa pronën nuk mund të funksionojë”, tha Mediu.

Mediu ka kërkuar që të votohet  numri 7 në listat e zgjedhjeve.

“Prandaj gjithë përpjekja jonë është që të fitojë koalicioni, por të fitojë dhe Partia Republikane bashkë me koalicionin. Është shumë e rëndësishme të votojmë për numrin 9, por të kërkojmë me bindje dhe me kurajë për të votuar për numrin 7. Po ju tha kush pse numri 7,- e thjeshtë, se 7 është Partia Republikane, e cila ka qenë në krah të Partisë Demokratike në ditë të vështira dhe në ditë të mira. Është numri 7 i cili ka qëndruar gjithë kohës krah të djathtës dhe parimeve të shenjta”, shtoi më tej Mediu.

Në takimin e shtabit elektoral mori pjesë edhe Besnik Mustafaj i cili kërkoi që të shumëfishohen votat për Partinë Republikane

Zjarr Tv Ad