sh-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është shprehur se krimit në Shqipëri duhet t’i pritet koka, e jo t’i presësh thonjtë.
Duke folur në “Contrast”, Lleshaj përgëzoi Policinë e Shtetit për finalizimin me sukses të megaoperacionit “Tempulli” ku u arrestuan 233 persona për krime të ndryshme ku shumica të akuzuar për shitje droge.
Ish-ministri shprehet se kjo është hallka e fundit e zinxhirit, por në fjalën e tij ati thotë se goditja e Policisë me një operacion në këtij niveli ishte “t’i” presësh thonjtë krimit, duke theksuar se krimit “duhet t’i pritet koka”.
Ai ka shtuar ky nuk ishte rezultat final që meriton komplimente ekstreme, pasi sipas tij kemi një përhapje të madhe të konsumimit të drogës.
“E përshëndet policisë për operacionin tregon një vullnet të policisë për ta goditur. Ka një mesazh, rëndësi ka rezultati. Duhet përshëndetur. Kjo është hallka e fundit e zinxhirit, është hallka e rrugës e cila zëvendësohet brenda ditës, janë ushtar që zëvendësohen. Policisë i kam pas thënë se të bësh goditje në këtë nivel është ti presësh thonjtë krimit.
Duhet të pritet koka. Është e rëndësishme dhe meriton përgëzim dhe inkurajim. Nuk është një rezultat final, që meriton komplimente ekstreme, është periferike e goditjes. Duhet të nxjerrim mësime, duhet të na japë dhe një mesazh tjetër. Janë dhe konsumatorët. Kemi një përhapje të madhe të konsumimit të drogës”, ka thënë Lleshaj.