“Mendova se është çokollatë”, si u mundua të justifikonte ryshfetin në zarf sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Joana Duro, sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë e arrestuar tre ditë më parë me urdhër të SPAK, është lënë në burg nga Gjykata e Posaçme. Ajo akuzohet se ka marrë 3.3 milionë lekë të vjetra si ryshfet për marrjen e një tenderi.

Mirëpo mësohet se sekretarja Duro ka thënë se nuk kishte dijeni se zarfi që u gjet në sirtarin e saj ishte me para.

“Më tha se është diçka e ëmbël dhe e kujtova çokollatë, por nuk e kam hapur ende”, ka thënë ajo raporton “Top Channel”.

Duro dyshohet se mori ryshfet nga administratori i kompanisë “Dricons” Vladimir Topi 330.000 lekë me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Ishte inxhinieri pranë operatorit ekonomik “Dricons” që dërgoi paratë te Laureta Shteto (specialiste, po ashtu e arrestuar), e cila ishte personi që kishte njohje dhe mbante kontakte me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, Joana Duro, kjo e fundit e kapur në flagrancë me shumën e vlerës monetare të përfituar në mënyrë të parregullt.

Zjarr Tv Ad