“Merr fund gjithçka”/ Spartak Ngjela tregon vendimin: Ja kujt do t’ia japë Gjykata Partinë Demokratike

0
162
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati i njohur Spartak Ngjela u shpreh i bindur se Gjykata e Apelit nuk do ta njohë Sali Berishën për kryetar të Partisë Demokratike, vendim ky, i cili pritet të jepet më datën 3 mars. Këtë deklaratë avokati e bëri në një lidhje skype me studion e “Tirana Live”’ në ABC News.

Ai theksoi se protesta e thirrur nga Sali Berisha më 3 mars kërkohet të ushtrohet presion mbi gjykatën, ndërsa shtoi se kjo e fundit nuk duhet të bjerë në nivelet e frikës, por thejsht të zbatojë ligjin.

“Nuk do njohin partinë që ka bërë Saliun dhe do vazhdojë PD, me Alibeaj dhe me këtë. Nuk e njohin gjykatën këta në konceptin psikologjik dhe nuk e dinë se çfarë është gjyqtari dhe si devijon. Presioni gjyqtarët nuk i tremb, është aksiomë dhe kjo s’është e imja. Këta trembin gjykatën që gjykata të shkel ligjin dhe Gjykata pikërisht për këtë nuk duhet ta bëjë. E caktuan datën tre, që palët të mos kenë revolta dhe gjëra të tjerë dhe pas dy ditësh merr fund gjithçka dhe regjistrohen dhe do të filloj procesi zgjedhor”, tha ai.

Avokati shtoi më tej se Sali Berisha nuk ka parti dhe atë askush nuk e njeh në Evropë si përfaqësues i Partisë Demokratike.

“Kjo që po ndodh me Berishën do të thotë se kanë lidhje. Të gjitha kanë nisur me non gratën e Saliut. Ai nuk ka parti. Ajo s’është parti, ajo është parti ilegale. Ka vajtur në Evropë dhe e kanë pritur në ndonjë kongres? Jo! Kush e njeh atë, vetëm “pula” e lagjes së tij e njohin. Nuk e kanë inat, por e dinë që nuk është legale. Ata e dinë se ky ka shkelur ligjin”, u shpreh Ngjela.

Më tej, Ngjela theksoi se revolucionin nuk e bëjnë dot partitë politike, por masa të mëdha njerëzish, të cilët janë të revoltuarame sistemin në tërësi dhe për analogji solli rastet klasike të revolucionit francez. Sipas tij, Berisha nuk e ka forcën e numrave për të bërë revolucionin shumë të dëshiriar, por të pamundur.

“Nuk ka forcë numri. Nuk e diskutoja fare. I pandehuri po nuk ka avokat flet marrëzira në gjyq dhe mbani mend nga unë këtë. Ky nuk e di çfarë janë ligjet. Ai kishte shpresën me goditje me armë, por ata nuk iu përgjigjen, por ata morën shashka. Pse duhet të shkojnë njerëzit të përplasen, përse?  Nuk e keni menduar se njeriu është një qenie racionale  dhe pastaj çfarë do marrin, me se do ta marrim? Ky e ka ushtrinë, Saliu ka ushtrinë? Jo. Çfarë ka Saliu?  Ka njerëzit të armatosur në mitingje, jo, sepse shkon në burg, Si bëhet revolucion, me grushte, bëhet me grushte por duhet të jenë 400 mijë dhe duhet të jenë të revoltuar me sistemin, Revolucion mund të bëjë populli, ska lidhje me partitë. Partitë s’e bëjnë revolucion”, shtoi Ngjela.

Zjarr Tv Ad