Merret i pandehur kryebashkiaku i PS-së që fshehu dënimin në Greqi

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është marrë i pandehur nga SPAK pasi fshehu dënimin në Greqi për kalim të paligjshëm kufiri.

Zyrtari i PS-së u mor sot (15 nëntor) në pyetje në Prokurorinë e Posaçme.

Por pas daljes nga SPAK ai refuzoi që të fliste për mediat, ndërsa avokati i tij u shpreh se klienti i tij nuk është marrë i pandehur, por u pyet për një kallëzim e ngritur ndaj kryebashkiakut për fshehjen e dënimit në Greqi.

“Jo nuk është marrë i pandehur, dha shpjegime për kallëzimet që ka bërë subjektet politike për një pretendim 25 vite më parë që ka kaluar kufirin dhe është dënuar me qortim shoqëror. Nuk ka asnjë vendim të komunikuar dhe të deklaruar më përpara, edhe po të ishte e vërtetë, nuk ka asnjë konseguencë”, tha avokati i tij, Theodhori Sollaku.

Kryebashkiaku i PS mbërriti në ambientet e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm (15 nëntor) i shoqëruar nga avokati i tij, Theodhori Sollaku.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ditën e martës (14 nëntor) të mos i ndërpriste mandatin e tij si kryebashkiak i Kuçovës, pasi shqyrtimit të rezultateve të Prokurorisë së Përgjithshme se Kreshnik Hajdari kishte qenë i dënuar në Greqi.

“Në vlerësimin e tij, kjo ka qenë e panevojshme për t’u deklaruar ose ka harruar. Kjo e dhënë nuk përbën, tashmë e certifikuar nga Prokuroria e Përgjithshme, nuk e përfshin atë në kushtet e ndalimit për shkak të veprës penale për të cilën ka marrë dënimin përkatës. Ngelet diskutimi që fakti që nuk e ka deklaruar. Edhe në respektim të precedentëve të krijuar nga ky institucion që nga viti 2020 ne kemi mbajtur qëndrimin që nuk ka detyrim subjekti vetëdeklarues për të paraqitur në formula rrethana apo shkaqe që e ndalojnë të marrin zyrën publike”, Ilirjan Celibashi.

Ndërkohë sipas njoftimit të prokurorisë, ai rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Janinës.

Kryebashkiaku socialist është shpallur fajtor për kalim të paligjshëm të kufirit në vitin 1999 në moshë të mitur.

“Rezulton të jetë i dënuar me vendim të formës së prerë Nr. 3286/23-6-1999, nga Gjykata e Shkallës së Parë Janinë/Gjykata Penale me Një Anëtar, e cila ka vendosur: Në prani të të pandehurve …14) Hajdari Kreshnik, i biri i RIZA dhe i HALIME, i lindur më 29-7- 1982 në Berat, Shqipëri, puntor (i bashkëgjykuar i mitur): Shpall fajtor secilin nga personat madhore të përgjegjshëm penalisht dhe shkaktar sejcilin nga personat e mitur të përgjegjshëm penalisht (“ka kryer një vepër”) për shkeljet: Hyrja në territorin grek pa ruajtur formalitetet ligjore përkatëse (shkelje e nenit 4 §§ 1 dhe 3 të Ligjit 1975/1991). Dënon secilin nga personat madhorë penalisht të pandehur, të shpallur fajtor me: Katër (4) muaj të pandehurit e mitur të shpallur fajtorë me: Masa riedukuese e qortimit.

Konverton në dënime me gjobë të gjitha dënimet me burg të vendosura tashmë më sipër të pandehurve të dënuar (të gjithē), dhe përcakton shumën e konvertimit për çdo ditë burgim në njëmijë e pesëqind (1500) dhrahmi.

Urdhëron dëbimin e menjëhershëm të të gjithë të pandehurve madhorë të huaj të dënuar me burg dhe më tej, pezullon për një kohë të pacaktuar (sipas nenit 90 parag.2 të Kodit Penal) dënimin me burg të dhëna ndaj tyre, me kusht që të ekzekutohet menjëherë dëbimi i tyre tashmë i urdhëruar”, thuhet në dokumentin e Prokurorisë.

Zjarr Tv Ad