Merrni frymë thellë, ja sa është rroga ditore e Chiara Ferragni

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nëse flasim për modë, Chiara Ferragni është emri i parë që na vjen ndërmend.

Janë të shumtë profesionet që mundt’i bashkangjisim emrit të bukuroshes italiane, si modele, stiliste, blogere dhe bizneswoman.

Në shtator 2017, Ferragni u rendit e para në listën e Forbes si “Top Fashion Influencers”.Gruaja dhe influencuesja më e famshme në Itali ishte bërë markë edhe para martesës me këngëtarin e famshëm italian Fedez.

Por tashmë dyshja kanë bashkuar forcat duke krijuar një markë të tyren “Ferragnez”.

Me një biznes fitimprurës, një emër i kthyer tashmë në “brand”, dhe figura e markave më të njohura italiane, rroga e Chiara Ferragnit nuk duhet t’ju habisë.

Në lista të hapura të llogaritjeve të të ardhurave që kanë disa nga personazhet VIP, fitimet vjetore të blogeres italiane arrijnë shumën 19.2 milionë euro, fitimet mujore arrijnë shumën 1.5 milionë euro, fitimet javore arrijnë shumën 370 mijë euro dhe fitimet ditore arrijnë shumë 73 mijë euro.

Nga ana personale kujtojmë që Chiara dhe Fedez u bënë prindër për herë të parë në mars të 2018 duke mirëpritur në jetë djalin e tyre: Leone, më pas u martuan në një dasmë disaditore më 1 shtator të po atij viti dhe u bënë sërish prindë të një vjaze, Vittoria, në 2021.

 

Zjarr Tv Ad