Meta: Babëzia rilindase nuk kurseu as bukën e jetimëve! Veprimi i rëndë moral që nuk do të harrohet kurrë

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirirsë, Ilir Meta, ka ndarë në rrjetin social Facebook mesazhin e përcjellë prej tij gjatë protestës së të shtunës.

Meta thekson se makutëria dhe babëzia e qeverisë nuk kurseu as bukën e jetimëve, duke iu referuar shkelje të gjetura nga KLSH në raportin për ushqimet në jetimoren “Zyber Hallulli”.

Kreu i PL nënvizon gjithashtu se ky veprim i rëndë i qeverisë me bukën e jetimëve nuk do të harrohet kurrë.

“Makutëria dhe babëzia rilindase për të grabitur çdo gjë nuk kurseu as bukën e jetimëve. Ky është veprimi më i rëndë moral dhe njerëzor i Rilindjes që nuk do të harrohet kurrë”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad