Meta i kërkoi të japë dorëheqjen para 12 nëntorit, Rama i kthen përgjigje dhe tregon ku do jetë ditën e protestës: Meritojnë përçmim, janë ferra nëpër këmbët e shqiptarëve!

0
159
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Rama i ka kthyer përgjigje, kreut të PL-së, Ilir Meta, i cili sot i kërkoi të japë dorëheqjen para 12 nëntorit. Sipas Ramës, deklaratat e përfaqësuesve të opozitës meritojnë vetëm përçmim, duke thënë se ata janë “ferrë nëpër këmbët e shqiptarëve”.

“Niveli i bisedës, niveli i përfaqësimit të njerëzve që fatkeqësisht ju besojnë këtyre personazheve tragjikomik të historisë tonë bashkëkohore është kaq i ulët, sa e ngatërrojnë pushtetin që buron nga populli me muret e një zyrë dhe e mendojnë raporton me përfaqësimin dhe raportin me mandatin qeverisës si një raport force me paralajmërime dhe kërcënime, të cilat unë i neverish në këtë kohë që është shumë e vështirë. Këta meritojnë përçmim, këta janë ferra në këmbët e shqiptarëve”, tha Rama në emisionin Real Story.

Pyetje: A do jeni në zyrën tuaj në 12 nwntor?

Rama: Ç’rendësi ka. Këtu jemi në një vend që është një vend demokratik, vend i NATO, po negocion për në BE dhe nuk mund të mendohet në këto terma. A do jesh ti në kullë kur të vijë hasmi, apo do ja lwsh kullën hasmit. Këto janë marrëzi

Zjarr Tv Ad