Meta uron Ditën e Pavarësisë së SHBA: Frymëzim për njerëzit dhe kombet që aspirojnë për demokraci të vërtetë

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes një postimi në Faceebook, ish-presidenti Meta thotë se SHBA ka qenë dhe mbetet shembull e burim frymëzimi për të gjithë njerëzit dhe kombet që aspirojnë për demokraci të vërtetë, për liritë dhe dinjitetin njerëzor.

“Aty ku strehohet liria, atje gjendet vendi im”. – Benjamin Franklin

SHBA kanë qenë dhe mbeten shembull dhe burim frymëzimi për të gjithë njerëzit dhe kombet që aspirojnë për demokraci të vërtetë, për liritë dhe dinjitetin njerëzor.

Gëzuar Festën e Pavarësisë SHBA, popullit amerikan dhe të gjithë shqiptaro – amerikanëve, të cilët kanë kontribuar pa rreshtur për forcimin e miqësisë afatgjatë dhe të marrëdhënieve tona strategjike.”-shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad