Në rubrikën “Rrethi Katror” në E Diell pasditen e djeshme gazetari Milaim Zeka bëri një deklaratë të fortë për anëtarët e partisë VetëVendosja në Kosovë.
“Këtu opozita e Shqipërisë nuk mban qëndrim kur bëhet fjalë për politikën e jashtme. Ne mund të kemi përplasje në politikën e brendshme, por në politikën e jashtme duhet të jenë të gjithë të bashkuar, pozitë dhe opozitë.
Për shembull, unë dëgjoj nga përfaqësues të Vetëvendosjes në Shqipëri e Kosovë që thonë ne nuk e dëgjojmë Edi Ramën, kush është Edi Rama. Ai është kryeministri i Gjicit të Kukësit, që i mbeti shishja në dorë. Ndërkohë për informacionin tënd, policia e Kosovës para dy viteve zbuloi që brenda zyrave të Vetëvendosjes bëhej orgji me treshe. Opozita as këtej as andej nuk duhet ta shajnë kryeministrin vetëm se është kryeministër,” tha Zeka.