Milionat e eurove të shpenzuara për takimet me diasporën/ Spiropali: Nuk jam llogaritare

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Socialistët kanë mbajtur deri më tani dy takime me shqiptarët e diasporës, në Athinë dhe Milano dhe pritet që gjatë qershorit kryeministri Edi Rama të takojë shqiptarët në Gjermani dhe ata në Britani të Madhe. Kostot e këtyre takimeve nuk dihen, ndërsa opozita flet për 2 milionë euro abuzim me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

E ftuar në A2 CNN, Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se llogaritë janë të gjitha institucionale, por shtoi se nuk kanë ndonjë ngut për “të nxjerrë fatura.” E pyetur për shifrën, Spiropali u justifikua se nuk është llogaritare.

“Nuk jam llogaritare. Kryeministri është në takime, është detyrë e tij, është përgjegjësi e tij kushtetuese. Kujdeset edhe për shtetasit e Shqipërisë, jashtë…” – tha ministrja.

Pavarësisht fakteve të publikuara me zë dhe me figurë, Spiropali hodhi poshtë edhe një tjetër pretendim të opozitës, atë për autobusë të mbushur me punonjës të administratës në drejtim të Athinës e më pas në Milano.

“Ata (opozita) janë në një lloj autobusi nga i cili nuk zbresin dot…Ne nuk kishim vend, ka pasur me mijëra njerëz që mbetën jashtë. Këto pretendime janë në kufijtë e dëshpërimit.” – tha ministrja.

Zjarr Tv Ad