“Ministrat e larguar janë gati për SPAK”, Curri ja pse Rama nuk di të zgjedhë bashkëpunëtorët

0
483
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Arjan Curri ka paralajmëruar mbrëmjen e sotme në Top Story, se ministrat e shkarkuar sot nga Rama do të shkojnë drejt SPAK.

Curri u shpreh se Rama i zgjedh vartësit e tij me qëllim të cënueshëm e të shantazhueshëm që t’i “shtrydhë” e më pas t’i çojë drejt SPAK.

Në filozofi, sipas Makiavel, Curri thotë se një drejtues që nuk zgjedh një staf cilësor nuk është i zgjuar.

“Si ka mundësi që shumica e qeverisë kanë shkuar në SPAK dhe këta që ka hequr Rama sot e kanë shumë shpejt pragun e SPAK-ut. Pyetja është përse Rama nuk di të zgjedhë bashkëpunëtorët e tij. Nga ajo që tha ai sot, loja e tij ishte qe unë jam mirëbesues ndaj jush dhe ju ma bëni pas krahëve. Dy janë udhëheqësit që dinë të zgjedhin stafin e tij, i pari është Platoni i dyti është Makiaveli. Nëse princi di të zgjedhë shërbëtorin atëherë është inteligjent. Ai kur bën e bën përmes ministrave. I njëjti Makiavel thotë që kur nuk di ti zgjedhë është budalla. Ai nuk e ka parashikuar që Rama me qëllim i zgjedh stafin të cënueshëm, të shantazhueshëm, të përdorshëm në mënyrë që t’i shtrydhë e më pas t’i çojë drejt SPAK-ut, ose më mirë t’i heqë vetë para se SPAK-u t’i marrë.”- tha Curri.

Zjarr Tv Ad