Ministrja Kumbaro: Nuk ka asnjë marrëveshje për të furnizuar me ujë Korfuzin! Këtë vit te Syri i Kaltër nuk do lejohet plazhi

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, ka mohuar kategorikisht ekzistencën e ndonjë marrëveshje për të furnizuar Korfuzin me ujë nga Syri i Kaltër. Ajo është shprehur mbrëmjen e sotme se një gjë e tillë as është diskutuar dhe as ka ndonjë marrëveshje konkrete.

“Jo vetëm që do të rrijë aty ku është me status monument natyre, dhe për këtë kemi bërë një zgjerim të territori 293 hektarë duke i dhënë statusin park natyror. Syri i Kaltër shpesh herë ishte në rrezik nga dyndja e tejskajshme e vizitorëve. Këtë vit do të jetë i ndalur plazhi në monument dhe qasja me makina do të jetë në një distancë 1.4 km larg. Çdo pretendim tjetër është fals”, tha Kumbaro.

E ftuar në emisionin “Open”, ministrja tha se Syri i Kaltër është pjesë e Bashkisë së Finiqit dhe as nga ky institucion nuk ka asnjë marrëveshje me autoritetet në Korfuz.

“Ministria e Turizmit ka bërë një deklaratë. Sa i përket deklaratës së kryetarit të bashkisë së Korfuzit, unë ju konfirmoj se nuk ka asnjë marrëveshje. Pra unë mund të them se çfarë bën Ministria e Mjedisit dhe Turizmit të Shqipërisë, sa i përket deklaratave të personave të tretë, duhet të pyesni ata”, shtoi ministrja Mirela Kumbaro.

Zjarr Tv Ad