Mitsotakis sot në Tiranë/ Mediat greke: Do kërkojë që Beleri të bëjë betimin

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I pranishëm në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë do të jetë dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Greqia e mbështet perspektiven europiane të Ballkanit Perëndimor, por vendet kandidate duhet të respektojnë parimet dhe vlerat bazë europiane.

Kjo është ajo çfarë, sipas mediave greke, Mitsotiakis do të përcjellë në Samit, duke nënvizuar se nuk ka përjashtime nga rregullat e shtetit ligjor dhe kjo ka të bejë me të gjitha vendet kandidate për anëtarësim.

Gazeta Protothema shkruan se kryeministri grek pritet të këtë në agjendën e tij të diskutimeve çështjen e kryebashkiakut Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg, për blerje votash.

Mitsotakis do të kërkojë që Beleri të lejohet të bëjë betimin si kryebashkiak. “Kryeministri e kishte bere te qarte se rasti i Fredi Belerit do të ketë pasoja në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe do të ndikojë në vendimet e Greqisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë”, shkruan gazeta Protothema.

Zjarr Tv Ad