Mjeku Arben Gjata ka shprehur mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të doktorit shqiptaro-amerikan, Philip (Fillor) Çaushaj.
Në një postim në Facebook, Gjata shkruan se ndonëse ai lindi në SHBA, nuk e harroi kurrë se ishte shqiptar. Më tej ai thotë se Profesor Çaushaj do të mbahet mend si një njeri me zemër të madhe dhe me dashuri pa kufi për atdheun.
“Lamtumire mik i shtrenjte! Linde dhe u formove në SHBA por kurre nuk harove qe ishe shqiptar! Na u gjende prane në kohe te mira e te veshtira! Lumturoheshe per cdo hap qe benim perpara! Vendose te vije në Shqiperi në vitet qe te mbeteshin, per te ndihmuar në formimin e kirurgeve te rinj dhe trajtimin e shqiptareve por nuk pate kohe! Megjithate pate kohe mjaftueshem te mbetesh në kujtesen e te gjitheve si njeriu me zemer te madhe, me dashuri pa kufi per atdheun e te pareve, i gatshem nga kirurgjia te Covidi per t’ju gjendur prane bashkeatdhetareve te tu! Te njihnin nga SHBA në Londer, nga Parisi në Tokio, por t’i zgjodhe te mbetesh se pari nje Shqiptar i mire, nje Shqiptar i madh! Te deshte qielli prane Prof. Fillor Caushaj, te qofte e blerte lendina!”, shkruan Gjata.