Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vjetorin e lindjes.
Aktori Zhani Petro Ziçishti, lindi në vitin 1940 në Korçë, më 31 maj. Ziçishti përfundoi studimet në shkollën e lartë “Aleksandër Moisiu” për aktor.
Në vitin 1964 nisi punë si aktor në teatrin “A,Z.Cajupi” deri në 1994, kur emigroi në Greqi.
Ziçishti ka luajtur mbi 70 role në skenën e këtij teatri, shumë prej tyre kryesore e të rëndësishme.
Mjeshtër i teatrit/ 83-vjetori i aktorit Zhani Ziçishti
Bashkë me brezin e tij, ai solli një mënyrë të re interpretimi, ku shpalosi vërtetësinë e të vepruarit, natyrshmërinë, tonet e buta e psikologjike, saktësinë e synimeve të personazhit, kundër teatralitetit dhe këngëzimit të fjalës.
Veti të tilla u bënë pjesë e njëmendësive që u bëri personazheve në pjesët “Vajza pa prikë”, “Rrethimi i bardhë”, “Shtëpia në rrugicë”, “Mësuesi i letërsisë, “Qyteti i akuzuar”, “Engjëjt e skëterrës”, “Opera për tri grosh”, “Kopraci”, “Otello”. Ka qenë me mbi 15 role, kryesisht të dyta.
Mjeshtër i teatrit/ 83-vjetori i aktorit Zhani Ziçishti
E filloi me rolin e mësuesit te filmi “Lumë dritë” për të mbërritur në disa figura të realizuara si Gregori Graf te “Flamur në dallgë” (1977). Jani te “Nga mesi i errësirës” (1978), Resuli te “Vajzat me kordele të kuqe” (1978), avokati te “Një jetë më shumë” (1986), nëpunësi te “Rikonstruksioni” (1988) etj.