Mos Ma Kujto/ Poezia e Dritëro Agollit, kur disa gjëra duhen harruar

0
332
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E shkuara ka caste dhe ore te hidhura, mos ma kujto!

Per shembull, me pe me duar te lidhura, mos ma kujto!

Per shembull me pe ne rruge te pire, mos ma kujto,

Te pire e te humbur, te share e te grire, mos ma kujto!

Per shembull me rrahen dy-tre vagabonde, mos ma kujto,

Tek shihja nje grerez tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

Per shembull pesova diku nje disfate, mos ma kujto,

Dhe gjumi s’me zinte me dite e me nate, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ecur e qare, mos ma kujto,

Mbeshtetur pas murit me zemer te vrare, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ngrene e genjyer, mos ma kujto,

Te prishur, te shturur, te rene e te thyer, mos ma kujto!

Per shembull ne shtrat s’u bera per burre, mos ma kujto,

I turpshem i drodha si qengj nen lekure, mos ma kujto!

E shkuara ka ore dhe caste te hidhura, mos ma kujto,

Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen te thirrura, mos ma kujto!

 

Zjarr Tv Ad