Moti i keq, Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftim për udhëtarët

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në bazë të parashikimit të motit, është ndaluar lundrimi për anijet e vogla dhe peshkarexhat jashtë gjirit të Vlorës. Drejtuesit e mjeteve që lundrojnë brenda gjirit të Vlorës duhet të marrin masat e duhur.

Ndërsa për anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjerë dhe automjete do të operojnë normalisht.

Njoftimi i plotë:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 05-06-07.01.2024 duke filluar nga ora 18:00 datë 05.01.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, Jug-Jug-Perëndim në forcën deri 7-8bft me shpejtësi ere deri 25-30m/s dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës, jashtë gjirit të Vlorës në forcën deri 8-9bft me shpejtësi ere deri 35-40m/s dhe lartësi dallge nga 3.50 deri 4.50 metra.

1.ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 05-06-07.01.2024 DUKE FILLUAR NGA ORA 18:00 DATË 05.01.2024 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE JANË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

2.DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE TË ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3.Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 05-06-07.01.2024

4.Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.

5.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 08.01.2024.

Zjarr Tv Ad