Moti i keq ka paralizuar një pjesë të mirë të Evropës. Stuhitë e borës dhe erërat e forta kanë shkaktuar kaos në shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore.
Transporti publik dhe jo vetëm nuk funksionon teksa linjat e energjisë elektrike janë ndërprerë në disa rajone në Republikën Çeke, Austri dhe Poloni. Sipas informacioneve, e gjithë Republika Çeke është mbuluar nga bora që ka arritur në një metër e gjysmë.
Vendi ndodhet në gjendje alarmi, që do të thotë se ende priten stuhi të mëdha dëbore dhe erëra të fuqishme. Shumë linja të trenave janë mbyllur, një pjesë e mirë e rrugëve janë totalisht të pakalueshme ose të rrezikshme teksa shumë kamionë mallrash kanë mbetur të bllokuar në zonat kodrinore, veçanërisht në lindjen e Bohemisë.
Pjesë të veriut të Hungarisë janë vënë në një alarm gjithashtu dhe lumi Tsza ka ngrirë pas uljes drastike të temperaturave. Në Poloni, 16 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike në shtëpitë e tyre si pasojë e shkëputjes së linjave nga erërat e forta.
Ekspertët e motit shprehen se bora e madhe e rënë në male do të ndikojë në uljen e temperaturave deri në – 17 gradë Celsius. Moti i ashër pritet të zgjasë deri në fundjavë.///