Moti i keq, ministri Peleshi: Këto janë qarqet problematike dhe akset e bllokuara

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka reaguar lidhur me situatën e motit të keq në vendin tonë, gjatë ditës së sotme.

Përmes një njoftimi në Facebook, Peleshi thotë se trashësia e borës në qarqet e Shkodrës, Dibrës dhe Kukësit ka sjellë edhe probleme me bllokimin e disa akseve rrugore dhe ndërprerje të energjisë në këto zona.

Ai thotë gjithashtu se ekipet e OSHEE-së ndodhen në terren për të riparuar defektet në linjat e dëmtuar, ndërkohë i bën apel qytetarëve të këtyre zonave që të kufizojnë lëvizjet dhe në rast nevoje të kontaktojnë emergjencat civile.

Reagimi i Peleshit:

Prej orëve të mbrëmjes së djeshme, i gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje intensive shiu, ndërsa në zonat malore të disa qarqeve edhe reshje bore.

Me vëmendje po ndiqet nga strukturat situata në qarkun e Shkodrës, Dibrës apo Kukësit, ku trashësia e borës në zonat rurale ka sjellë edhe probleme me bllokimin e disa akseve e ndërprerje të energjisë. Të kalueshme me zinxhirë janë akset Bogë-Theth, rruga e Arbrit, ndërsa në akset e bllokuara po punohet nga subjektet kontraktore për pastrimin e kriposjen e tyre.

Ekipet e OSHEE ndodhen në terren për të riparuar defektet në linjat e dëmtuara.

U bëjmë thirrje banorëve të zonave më të prekura nga moti i keq të kufizojnë lëvizjet dhe në rast nevoje të kontaktojnë strukturat, të cilat janë të gjitha në gatishmëri për çdo situatë!

Zjarr Tv Ad