Moti i keq/ Policia kalon në gatishmëri, apeli për drejtuesit e mjeteve: Ulni shpejtësinë dhe ruani distancën

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Shtetit, për shkak të vështirësimit të qarkullimit të mjeteve, nga reshjet e shiut dhe të borës, ka kaluar në gatishmëri në të gjithë vendin, për t’iu ofruar ndihmë drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve.

Po ashtu Policia e Shtetit thotë se janë ngritur grupe drejtimi për të koordinuar punën dhe për të menaxhuar informacionet që sigurohen nga të gjitha zonat e vendit.

“Forcat Kombëtare të Sigurisë, së bashku me grupet e evakuim -shpëtimit dhe Policinë Alpine që janë pjesë e kësaj force, janë në gadishmëri për t’iu dhënë ndihmë qytetarëve, në rast nevoje.

Inspektorët dhe specialistët e policimit në komunitet janë shpërndarë në zonat që mbulojnë dhe janë në kontakt të pandërprerë më përfaqësuesit e pushtetit vendor, emergjencat civile dhe kryetarët e fshatrave, me qëllim monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen në kohë, në rast nevoje.

Të gjithë punonjësit e Policisë Rrugore kanë dalë në terren, për të menaxhuar qarkullimin e mjeteve dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve që kanë kërkuar ndihmë duke telefonuar në 112.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe të borës në disa zona, në rrugët urbane dhe interurbane ka prezencë të shtuar të ujit dhe të borës, që krijon vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe të këmbësorëve.

Firmat kontraktore për mirëmbajtjen dhe pastrim e rrugëve po punojnë intensivisht për të pastruar borën dhe inertet që bien si pasojë e reshjeve të shiut”, thote policia.

Po ashtu Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e mjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera në rrugë, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit.

“Qytetarët që të mos qëndrojnë në vende të pasigurta, duke qenë se për shkak të reshjeve dhe erës, mund të rrëzohen pemë ose mund të bien sende të forta nga lartësitë. Policia e Shtetit është në gadishmëri të plotë dhe për çdo rast nevoje për ndihmë, drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët të telefonojnë numrin pa pagesë 112”, thuhet ne njoftimin e policise.

Zjarr Tv Ad