Muhamet Rrumbullaku jep dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Policisë së Shtetit! Ja kujt ia delegon detyrën

0
195
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas dy vitesh në krye të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dhënë dorëheqjen.

Mësohet se dorëheqja i është dorëzuar ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili ditën e nesërme (6 shtator) ka thirrur një takim me të gjithë drejtuesit e policisë.

Sipas burimeve, Rrumbullaku ka deleguar kompetencat te Sokol Bizhga, aktualisht zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Gjatë mbledhjes, e cila është e para e Ervin Hoxhës që ku mori postin e ministrit më 28 korrik, pritet të diskutohet ligji i ri i policisë, kryesisht për procedurën e përzgjedhjes së kreut të policisë, drejtorëve vendorë. Këto pozicione me ligjin e ri do të përzgjidhen me komision.

Muhamet Rrumbullaku mori detyrën më 7 shator 2022 dhe drejtoi Policinë e Shtetit për 2 vite.

Kush është Muhamet Rrumbullaku?

Muhamet Rrumbullaku është diplomuar “Specialist i Lartë Policie” në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë, në Fakuletin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010.

Rrumullaku ka ndjekur disa trajnime, çertifikuar në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Hungari.

Nga viti 2019 deri më 2022 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Zjarr Tv Ad